Greqi, përplaset autobusi me shqiptarë
Një autobus me pasagjerë shqiptarë është aksidentuar gjatë orëve të natës në Greqi, teksa udhëtonte në aksin Athinë-Janinë.
Sipas informacioneve të fundit, autobusi ka goditur nga prapa një kamion në rrethana ende të paqarta.
Autoritetet policore greke njoftojnë se nga impakti ka gjetur vdekjen një nga shoferët e autobusit, ndërkohë që disa pasagjerë kanë mbetur të plagosur.
Burimet saktësojnë më tej se ngjarja ka ndodhur në Terovë, pranë Janinës, dhe shtojnë se të plagosurit janë marrë nën kujdesin e mjekëve.
###
Është identifikuar shoferi i autobusit shqiptar që humbi jetën në një aksident në Greqi, teksa udhëtonte në aksin Athinë-Janinë.
Sipas burimeve nga policia greke, ai është shtetasi Altin Paja, baba i dy fëmijëve.
Ndërkohë, është zbardhur edhe modeli i autobusit të aksidentuar, prodhim i vitit 1997, me targë AAA 115 AJ.
Aksidenti ndodhi pasi autobusi i drejtuar nga Paja u përplas me një kamion që udhëtonte përpara tij./tch/