E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, plagosen katër oficerë të policisë

Policia tha greke tha se katër oficerë të policisë janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, kur dy njerëz të armatosur kane sulmuar me arme zjarri nje rajon policie në Athinë. Dy nga oficerët e policisë u plagosën me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë u plagosën nga thyerja e xhamave të dritares.
"Oficerët e policisë që u sulmuan janë duke luftuar për jetën e tyre, ata janë vetëm 20-vjeçarë dhe punonin për të jetuar. Dhe këta autorë mendojnë se janë terroristë, por ata janë vetëm vrasësit. Ky akt është përtej çdo logjike", tha presidenti i Unionit te oficerëve të policisë Janis Makris pas mbërritjes në vendngjarje.
Policia beson se sulmi ishte rezultat i terrorizmit vendas, pasi oficerët e policisë kanë qenë në shënjestër nga grupet guerile urbane gjatë vitit të kaluar.
Qeveria e sapozgjedhur ka thënë se do të marrë një qëndrim aspak tolerantës ndaj dhunës dhe kohët e fundit ofruar një shpërblim për vendndodhjen e tre personave të dyshuar të përfshirë në terrorizëm në familje dhe ne grabitjen e bankës.
Në shtator policia arrestoi katër persona të dyshuar që kane qenë të përfshirë në shpërthimet e fundit në Athinë e Selanik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›