E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten mbi gjashtë punonjës të OKB-së në Kabul

Autoritet afgane deklarojnë se gjatë sulmit janë vrarë edhe tre sulmues, ndërkohë që emrat dhe shtetësitë e viktimave nuk janë bërë ende të ditura.
 
Forcat afgane të sigurimit raportohet se rrethuan menjëherë ndërtesën sapo dëgjuan të shtënat e para, dhe më pas vazhduan shkëmbimet e zjarrit me atentatorët.

Talibani ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke e lidhur atë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të debatueshme të cilat do te zhvillohen javën e ardhshme.

Disa orë më vonë u dëgjuan shpërthime dhe të shtëna edhe nga hoteli “Serena”, ku thuhet se qëndrojnë shumë diplomatë dhe gazetarë të huaj por nuk ka të dhëna për viktima.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›