Afganitsan vriten 8 ushtarë amerikanë
NATO-ja thotë se tetë ushtarë amerikanë dhe një civil afgan që punonte për forcën e aleancës u vranë sot në sulme me bomba në Afganistanin jugor. Forca ndërkombëtare thotë se disa trupa u plagosën dhe u dërguan në një spital rajonal, por nuk dha hollësi të tjera. Sipas zyrtarëve të lartë ushtarake në Afganistan shtatë ushtarë amerikanë po udhëtonin bashkëme disa anëtarë të ISAF-it në krahinën e Zaburit kur autokolona e tyre ka rënë pre e shpërthimeve të bombave në anë të rrugës. Këto vdekje, e bëjnë tetorin muajin më vdekjeprurës për forcat amerikane që nga fillimi i luftës para tetë vjetësh.
Në Luksemburg Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian premtuan të shtojnë ndihmën për Afganistanin dhe të reformojnë strategjinë e ndihmës civile në vend. Bashkimi Evropian po jep 1.5 miliardë dollarë në vit ndihmë civile në vend. Zyrtarët nuk thanë se sa do të rritej kjo shumë. Në një dokument nga takimi i ministrave kritikohet përparimi i Afganistanit drejt reformës politike, qeverisjes dhe ndërtimit të shtetit