E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ne universitet

Pak dite me pare ne mbare vendin u hap sezoni i ri universitar. Sipas tradites shqiptare i gjithe shteti zbriti ne auditore per te mbajtur fjalime dhe per te dhene premtime. U fol per reforma dhe sukses per cilesi te larte per sasi studentesh u premtuan universitete te reja dhe me entuziasti premtoi standarde krahasuese me vendet me te mira te BE-se. Vete universitetet hapen dyert per disa dhjetera mije studente. Vetem ne universitetin publik jane rreth 40 mije ne ate privat nje shifer gati 50 pra nje numer i konsiderueshem per nje vend si Shqiperia. Ne kete menyre formalisht 11 tetori 2010 i ngjante 1 shtatorit te para viteve lsquo90 feste e lule parulla e fjalime premtime e propagande zyrtare.

Tej fasades se 11 tetorit sistemi arsimor ne Shqiperi ndodhet realisht ne nje krize te thelle e shumedimensionale. Askush nga zyrtaret pergjegjes nuk e veren askush ne publik nuk do ta thote me ze te larte por per ata qe njohin brendesine e sistemit dhe sidomos sistemet universitare ne vendet e zhvilluara krize identiteti eshte fjala me dashamirese qe mund te thuash. Le te shohim shembujt ilustrues. Shqiperia numeron sot rreth 52 universitete akademi e shkolla te larta bashke me filialet e tyre vetem Tirana ka me shume se gjysmen e tyre shifer dy here me e madhe sesa Berlini apo New Yorku dy kryeqendra me numer banoresh disa here me te madh sesa vete popullsia e Shqiperise. Ne Shqiperi mund te gjesh universitet shteteror kudo nga Kukesi ne Sarande nga Gjirokastra ne Diber nga Korca ne Durres e Shkoder. Shume prej tyre nuk kane personel dhe as mjedise gjithsesi mjafton nje vendim burokratesh dhe nje tabele ne mur qe ta beje ate universitet. Shqiperia mezi mban ne kembe nje shkolle te mesme sportive por ka luksin te kete universitet te sporteve mezi mban dy shkolla per artet por sihariqi i ri eshte per nje universitet te ri publik per artet. Vetem ketu mund te gjejme universitete mjekesore qe nuk kane laboratore dhe as praktike ndonese ne kemi spitale vetem ne qytetet rajonale kemi luksin te kemi universitete me diploma mjekesie ne shumicen e qyteteve te periferise. Simbolikisht ne mezi gjejme nje emer me shkolle te larte ne nje qytet periferie per ta kandiduar per kryetar bashkie ose deputet dhe kjo sna pengon qe me nje vendim qeverie te hapim atje fakultet ekonomik menaxhimi e administrimi.

Shteti mendon se duke mbajtur ne kembe universitetin publik e ka kryer detyren e tij. Ai nuk pergjigjet per aktivitetet private universitare kur ne fakt monopoli kushtetues mbi arsimin i njihet vetem shtetit. Ai paradoksalisht hesht ose preferon bashkefajesine ne emer te masivizimit. Ne quajme reforme shifren e 70 maturanteve qe shkojne ne arsim te larte por harrojme se gati gjysma e tyre per mungese kuotash e hapesirash jane te detyruar te paguajne shifra te larta parash per tu regjistruar ne arsim jopublik. Ne quajme reforme pershtatjen e programeve mesimore me Karten e Bolonjes por cdo minister qe vjen anulon ose shton nje vit studimesh sic ndodhi me sistemin 3 plus 1 vitin e kaluar te cilin ne emer te Bolonjes e vendosi ministri i vjeter ne emer te Bolonjes e anuloi i riu. Midis paleve kryesore nuk ka konsensus mbi sistemin arsimor secila pale premton se do anuloje vendimet e pales tjeter dhe keshtu ndonese kemi strategji afatgjata konsensuale per rritjen e peshkut apo emigracionin ende nuk kemi asnje shine te sigurt mbipartiake per problemet arsimore.
Kushtetuta e Shqiperise detyron qytetaret te kryejne arsimin fillor por me nje vendim administrativ cdo zyrtar publik duhet te kete master. Vendimi cenon parimin kushtetues dhe njeheresh e ben tregun e studimeve universitare e master si nje treg fruta-perimesh ku gjithkush mund te hyje e te marre cfare te deshiroje. Ne tregun e frutave nuk mund te shesesh gjithcka p.sh ushqimet e skaduara sekuestrohen nga inspektorati perkates kurse ne arsim mund te shesesh gjithcka madje me shumice. P.sh cdo dite ne cdo cep te Tiranes gjejme fletepalosje me oferta universitare ku ofrohet pagese e ulet nese behet njeheresh pagesa per te gjitha vitet e studimit apo edhe ndonje patente kurs kompjuteri apo profesion mekaniku falas per te regjistruarit e pare.
Sekreti me i madh ne Shqiperi nuk jane sherbimet sekrete por lista e universiteteve te akredituara nga qeveria. Ajo liste nuk del kurre ne publik nuk lejohet te njihet nuk mund te behet e ditur sepse mijera interesa personale zyrtare e politike fshihen prapa saj. Vete universiteti publik ka probleme madhore me akreditimin imagjinoni pastaj se cfare mund te thuhet me ndonje universitet privat qe ka marre zyra me qira ne ndonje pallat nga Tropoja ne Sarande. Shteti hesht qytetaret paguajne femijet bejne sikur mesojne diplomat e tyre vlejne per kujtim dhe vete tregu e shoqeria rrezikojne te jene edhe nje dekade me tej te tejmbushura nga breza te rinjsh qe kane diploma por nuk kane profesione.
Natyrisht ka universitete private me standarde te mira me personel te zgjedhur dhe me mjedise moderne mesimi por dyshoj se ata shpesh jane te detyruar qe per shkak te konkurrences se pandershme te tolerojne masivizimin ne emer te cilesise. Dhe ata nuk kane faj vete qeveria sukses nuk quan cilesine por masivizimin e arsimit. Vete universiteti publik eshte eksperimental krijon dege te reja pa pasur studime as pedagog raporti studentndashpedagog eshte dy here me i larte sesa ne mesataren europiane nuk ka hapesire per pune kerkimore nuk ka mjedise te mjaftueshme mesimi emerimet e pedagogeve behen brenda rretheve familjare shumica e stafit akademik ka CV pa asnje botim shkencor e profesional struktura e lendeve te studimit nuk ka perputhje me strukturen e asnje universiteti perendimor nuk ka biblioteka per studentet mungojne sallat e informatikes dhe internetit mesimi me dy turne mbetet anakronik dhe se me e rendesishmja - nuk ka perputhje as formale midis nevojave te tregut te punes dhe drejtimeve te studimeve universitare.
Arsimimi i larte nga nje e drejte konkurruese dhe privilegj per vetem me te aftit eshte shnderruar ne nje epidemi qe prek kedo pavaresisht moshes statusit shoqeror e nivelit te inteligjences. Me 1991-in Tirana u mbush nga tezgat e qofteve ne rruge me 1993-in lindi epidemia e studimeve te korrespodences me 1996-en ishim viktime e epidemise se fajdeve me 1999-en cdo pallat u be me bilardo e kafe me 2002-in nisi epidemia nje stacion TV per lagje me 2005-en mori udhe epidemia e universiteteve. Sot jemi ne kulmin e saj. Cili do te jete rezultati Si te gjitha epidemite e tjera natyrshem edhe kjo nuk mund te kete jete te gjate. Shpejt tregu do te mbetet bosh pa oferta shume universitete do te jene te detyruara te kerkojne shkrirje ose profilizim diplomat e larta apo master do te kene vleren e diplomave te kursit te plepave dhe rekrutimi ne pune nuk do te kete per baze numrin e diplomave por aftesine individuale e profesionale. Derisa kjo te ndodhe te gjithe dukemi te kenaqur qeveria me masivizimin universitetet me rekrutimet te rinjte me marrjen e diplomave pa djerse familjet qe mburren me femijet e tyre arsimdashes media me reklamat e garantuara por si me epidemite e meparshme do te vije nje dite kur gjerat te shkojne ne vendin e vet. Ate dite te gjithe ne do ta kuptojme se midis shume deshtimeve dhe gabimeve te tranzicionit ai ne arsim mbetet me i demshmi dhe me me shume pasoja.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›