E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, policia sekuestron 500 kg kokainë

Policia greke deklaroi se ka konfiskuar 500 kilogramë kokainë në një anije në një prej porteve kryesore të vendit, atë të Pireut, dhe arrestoi gjashtë anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike.
Policia zhvilloi një kontroll në ngarkesën e anijes, që do të nisej drejt Bullgarisë, pas një informacioni të marrë muajin e kaluar nga autoritetet amerikane, se anija në fjalë dyshohej se trafikonte lëndë narkotike nga Kolumbia, prodhuesja më e madhe e kokainës në botë. Kjo është një nga sasitë më të mëdha të kokainës së sekuestruar në Greqi.
Policia arrestoi pesë persona në Athinë dhe një grua në qytetin verior grek të Selanikut dhe pjesë më e madhe e tyre ishin shtetas grekë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›