E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti/ Priten reshje, fundjava me diell

Sasia e rreshjeve që shkakoi përmbytje një natë më parë në kryeqytet nuk ka qenë e lartë. Edhe pse 30 minuta shi të vazhdueshëm krijuan probleme në shumë rrugë e parkingje, sipas shërbimit Meteoalb, niveli i shirave të rënë në Tiranë nuk i kaloi 2 milimetrat. Kjo do të thotë se mjafton shumë pak që sistemet e kanalizimeve, pusetat dhe kolektorët të ndezin dritat e alarmit në metropol.
Sipas këtij shërbimi moti në vijim do të jetë i trazuar kryesisht për pjesën veriore të vendit, ku edhe të mërkurën priten rreshje. Por, nga e enjtja e deri në fundjavë pritet përmirësim i kushteve dhe rritje e temperaturave.
Të dielën pritet që termometri atmosferik të rritet me 2-3 gradë duke arritur në vlerat maksimale edhe 35 gradë Celsius.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›