E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, protesta për t'i dhënë fund dhunës

Një muaj pas protestave dhe përleshjeve në Greqi, pas vrasjes së një adoleshenti, që u shoqëruan më pas në qëllimin e një oficeri policie, policët grekë kanë zhvilluar një demonstratë të tyre, ku kanë kërkuar përfundimin e dhunës dhe mbështetjen e publikut. Qindra policë me uniforma dolën në rrugë dhe mbanin pankarta në greqisht dhe anglisht ku shkruhej: "Dhuna kundër oficerëve të policisë kthehet kundër qytetarëve" dhe "Nën cdo uniformë policie gjendet një jetë njeriu". "Ne jemi pjesë e shoqërisë dhe jemi këtu për t'iu shërbyer qytetarëve, e jo të jemi kundër tyre. Ne po kërkojmë trajnime speciale për policët që ata të veprojnë me logjikë dhe t'i trajtojnë qytetarët me respekt", u shpreh Kristos Fotopulos, oficer dhe president i unionit të policëve. Dhjetorin e kaluar, trazira dhe përleshje të shumta shpërthyen në vendin fqinj, pas vrasjes së adoleshentit Aleksandros Grigoropulos nga ana e policisë. Në përgjigjje të vdekjes së Grigoropulos, përvec protestave të dhunshme, një grup guerrilas urban sulmoi duke plagosur rëndë një polic 21 vjecar. Gjithashtu, ata qëlluan me armë një autobuz policie. "Mua nuk më pëlqen dhuna që kam parë këtu kohët e fundit, as dhuna ndaj të rinjve, as ndaj policisë. Është dëshpëruese të shohësh një gjë të tillë. Policia është kritikuar dhe sulmuar, por kjo gjë është gabim, pasi kur ne kemi nevojë për ta i thërrasim", tha një qytetare greke. Trazirat e dhjetorit konsiderohen më të rëndat në Greqi. Ato janë përhapur në dhjetë qytete dhe kanë shkaktuar miliarda euro dëme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›