E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part Time,ende nuk dihet fillimi i viti akademik

Nuk dihet ende data se kur do të fillojnë vitin akademik studentët e sistemit part-time. Pas një viti ndërprejeje të këtyre studimeve, sivjet u rihapen degët me kohë të pjesëshme në universitetet publike. Ndërkohë që ka përfunduar faza e parë e rregjistrimeve, aktualisht sekretaritë mësimore po pranojnë emrat e rinj të shpallur fitues me kuotat shtesë. Rektori i universitetit të Tiranës, thotë se viti për part-time mund të fillojë në shkurt, për aq kohë sa vijojnë edne rregjistrimet. Sipas rektorit Dhori Kule, në universitetin e Tiranës, numri i kërkesave për part-time ka qenë shumë i lartë. Duke qenë sa ka pasur një vit ndërprerje të këtyre studimeve, do t'i kërkohet Ministrisë së Arsimit të miratojë edhe një kontigjent të ri kuotash shtesë. Për këtë vit, qeveria ka miratuar në total për të gjithë univesritetet publike 4000 mijë kuota në sistemin part-time. Prej të cilave 1400 kanë qenë vetëm për univesritetin e Tiranës. Me shtesat aktuale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ky numër a shkuar në rreth 1800 pranime.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›