E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, protesta të shumta gjatë kësaj jave

Shteti fqinj është përfshirë nga protesta të shumta vitet e fundit, duke thyer rekorde me një mesatare 3-4 greva në ditë. Javën e kaluar vetëm në një ditë u bënë 56 greva dhe protesta në mbarë Greqinë. Çdo vit ky vend regjistron 1200-1400 greva në vit, duke regjistruar rekord në Librin e Gines.

Për javën që sapo nisëm, sindikatat e përgjithshme të sektorit privat dhe ato të shërbimeve publike, kanë planifikuar greva dhe protesta te përditshme, për të reaguar kundra masave të marra në sektorin privat nga qeveria Papandreu. Greqia paralizohet plotësisht pasi edhe shërbimi urban do te solidarizohet me grevistet.

Greva e parë fillon ditën e martë nga ora 12.00-15.00, me rastin e aprovimit ne Parlament të projekt-ligjit, për sektorin privat. Punëtorët shprehin indinjatën lidhur me këtë projektligj, të cilët e konsiderojnë një fshesë në të drejtat e tyre. Në grevë dhe protesta do të jenë shërbimet publike dhe ato të sektorit privat

Ditën e hënë me 13 Dhjetor do të ketë greve gjashtorëshe 11.00-05.00
Të martën 14 Dhjetor greve e përgjithshme 24-orëshe
Të mërkurën 15  dhjetor grevë në ndalimin e punës nga ora 9.00-17.00
Të enjten grevë 24 orëshe
Më 18 Dhjetor greve 24 orëshe do të bëjnë edhe mediat në gjithë vendin.
/Shpëtim Zinxhiria/Athinë/

                                                                                             2010-12-13 08:59
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›