E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Pas 15 dhjetorit, shqiptarët si evropianët

Berisha tha se në vitet ’90, shqiptarët ishin më të izoluar në botë, pavarësisht se komunizëm kishte edhe në vendet e tjera. Kryeministri hodhi akuza të ashpra ndaj liderit të opozitës, duke theksuar se ai bëri të gjitha përpjekjet për të bllokuar procesin e heqjes së vizave. Sipas Berishës, më 15 dhjetor, shqiptarët do të jenë si të gjithë qytetarët e Evropës.

 “U soll vërdallë me qëllimin ogurzi të fuste vizat në kuti. Dështoi! Mori atë që meritonte. Premtimi u mbajt! Shqiptarët më datë 15 e tutje do të ndihen si kurrë më parë qytetarë evropianë. Kam bindjen e thellë se qytetarët shqiptarë me dinjitet të madh do të veprojnë pas këtij vendimi. Do të sillen të qytetëruar pa i lejuar vetes as abuzimin më të vogël”, tha ndër të tjerash Berisha.

Sipas tij, bllokmenët e rinj bën çmos që të pengonin vendimin për vizat, duke zhvilluar protesta në ditën që do të merrej vendimi i parë. “Ky grup bllokmenësh që në psikologji ka urrejtjen ndaj qytetarëve. Këta zotërinj u përpoqën, angazhuan shuma të mëdha, një makineri të tërë dezinformimi, shkruajtën letra dhe bënë çdo gjë që heqja e vizave të mos bëhej. Do të ketë 1 milion shqiptarë që do të vështrojnë drejt jush. U treguan racist, antishqiptarë për të mbajtur fjalime primitive kundër shqiptarëve, paçka se në qytetet shqiptare llamburitnin dritat dhe zotëria e tyre lëvizte si majmun në pyje të mëdha”, vijoi ai.

Ai tha më tej se kërkesat e bëra nga ana e BE-së ishin të drejta. “Asnjëherë nuk kam pasur ndonjë keqkuptim për kërkesat e rrepta. E vetmja kërkesë e imja ka qenë që të vlerësohemi ndershmërisht dhe kjo u bë dhe dhjetëra dhe qindra erdhën, konstatuan dhe vlerësuan në vend çdo gjë. Shqiptarët do të lëvizin të lirë në mbarë Evropën dhe kjo është falë reformave tona të gjithanshme. Meritë e tyre, të dashur qytetarë shqiptarë, Edvin Kristan Rama nuk çoi dot në kuti vizat tuaja. Bëri çdo gjë që t’i bllokojë dhe tu mashtrojë. Mos harroni kurrë se ditën e vendimit, ai ishte në grevë të quajtur urie”, u shpreh kreu i qeverisë. /Saimir Lleshi/start/

                                                                                             2010-12-13 14:07
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›