E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundoset anija në Antarktidë, 4 mbyten 17 zhduken

"Anija mendohet të jetë mbytur rreth 1 000 milje në veri të bazës së Antarktidës në Murdo", deklaroi një zëdhënës i rojave kufitare të Zelandës së Re, Ross Henderson.

Peshkarexha 58-metërshe, me 11 indonezianë, 11 vietnamezë, tetë koreanë, tetë kinezë, dy filipinas dhe një rus,  la Korenë e Jugut me 2 nëntor për peshkim në ujërat e antarktikes, njoftojnë mediet koreanojugore.

Para mbytjes së anijes në orën 06:30 të mëngjesit, kapiteni kreu një telefonatë emergjente, por nuk është e qartë se çfarë ndodhi, theksoi Henderson./Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-13 11:56
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›