E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, pushohet nga puna, shqiptari hakmerret në shtyp

ATHINE- Një makth të pabesueshëm jetoi për disa ditë një cift bashkëshortësh në Iraklio të Kretës. Kjo për shkak se një i ri shqiptar, i cili sapo ishte pushuar nga puna në hotelin ku punonte, mendoi një mënyrë të vecantë për t’u hakmarrë me ish punëdhënësin e tij.

Shqiptari dha një intervistë për një gazetë të Athinës, ku pohoi se kishte një marrëdhënie të rregullt intime me gruan e punënëdhënësit të tij. Sipas shqiptarit gruaja ankohej se bashkëshorti i saj nuk ishte në gjendje të kryente detyrat e tij bashkëshortore dhe e kishte kërcënuar atë me divorc.
Pas publikimit në gazetë të intervistës së tij, shqiptari bëri shumë fotokopje dhe i shpërndau ato në gjithë qytetin.

Njëra prej tyre i ra në dorë ish punëdhënësit, që e denoncoi shqiptarin në polici. Gjykata e Iraklios e dënoi këtë të fundit për shpifje.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›