Greqi, qeveria Ok reformës së debatuar të pensioneve
ATHINE-Pavarësisht protestave masive nga popullata greke, qeveria ka miratuar reformën e diskutueshme të pensioneve.
Ministri i Punës, Andreas Loverdos deklaroi pas mbledhjes së kabinetit në Athinë, se është vendosur që të shkurtohen pensionet, të rritet mosha e daljes në pension në 65 vjeç, si edhe të rritet numri i viteve të kontributit për pensionin me 40 vite. Qeveria socialiste përmbush kështu një kusht themelor të paketës së shpëtimit prej 110 miliardë eurosh të FMN-s dhe BE-së. Parlamenti grek pritet ta miratojë reformën ditën e martë.
Sindikatat greke ndërkohë kanë bërë thirrje për një grevë 24-orëshe këtë ditë.
(d.b/BalkanWeb)