E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton sot faza e dytë e kampionatit botëror

TIRANE-Pas përfundimit të ndeshjeve të mbrëmshme në grupe, sot do të startojë raundi i dytë i Kupës së Botës, ai me eliminim direkt. Në ditën e parë luhen sfidat Uruguaj-Kore e Jugut dhe SHBA-Ganë, ndërkohë që ndeshja më e rëndësishme e këtij raundi luhet nesër në orën 16.00, ku përballë do të jenë Gjermania e Anglia. Një tjetër sfidë e rëndësishme është ajo mes Portugalisë dhe Spanjës, që do të luhet më 29 qershor, në orën 20.30. Ndërkohë, Argjentina do të luajë nesër në Johanesburg ndaj Meksikës, në 20.30

(d.b/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›