E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, qeveria do rimbursojë turistët


Greqia ka deklaruar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet shtesë për çdo turist që ka mbetur i bllokuar në vend si pasojë e një aksioni industrial apo katastrofe natyrore.

Oferta është pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar imazhin e Greqisë, që u dëmtua nga grevat dhe protestat e njëpasnjëshme kundër planit anti-krizë të qeverisë.

Turizmi përbën rreth 20 për qind të të ardhurave të vendit, por prenotimet për këtë vit kanë rëne me pothuajse 10 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›