Greqi qeveria e re fiton votebesimin

Qeveria e re greke ka fituar votëbesimin në Parlament, në një moment kur kriza e rëndë e borxhit po kërcënon qëndrimin e vendit në eurozonë.
Qeveria pritej ta fitonte votëbesimin pasi udhëheq shumicën në Parlament, por lideri i partisë Demokracia e Re kundërshtoi planin për të pranuar me shkrim marrëveshjen për ndihmat financiare.
Kjo e distancon zotin Samaras nga qeveria e re e përkohshme e Lucas Papadhimos. Megjithatë, ai premtoi se do ta mbështesë qeverinë e unitetit.
Ndërkohë, lideri i partisë së qendrës së djathtë, Laos, George Karatzaferis deklaroi se nuk sheh arsye për të Kriza grekeGreqi, prishet uniteti rreth Papadhimosit Papadhimos: Borxhi reduktohet me 9 përqind Grekët mbështesin Papadhimosin mbajtur zgjedhje në shkurt, ashtu sic kërkon partia Demokracia e Re.
Zoti Papadhimos ka deklaruar se prioriteti i tij do të jetë ratifikimi i ndihmës ndërkombëtare prej 130 miliardë eurosh që BE ra dakord për t’i dhënë Greqisë muajin e kaluar.
Në këmbim ndihma në fjalë parashikon marrjen e disa masave anti-krizë nga qeveria, që kanë shkaktuar protesta masive në Greqi.
Kriza e borxhit coi drejt dorëheqjes kryeministrin Jorgo Papandreu, i cili propozoi mbajtjen e një referendumi për pranimin e ndihmës ekonomike.
Zoti Papadhimos, një bankier i njohur, drejton një kabinet teknokratësh të mbështetur nga partitë kryesore, përfshirë Pasokun e Papandreut dhe partinë rivale Demokracia e Re.
Qeveria e re greke u betua më 11 nëntor, me drejtuesin dhe anëtarët e saj që vendosën me radhë dorën mbi bibël.
Dy ditë më vonë, presidenti i KE-së Jose Manuel Barroso u shpreh optimist se lideri i ri i Greqisë, por edhe ai i Italisë, Mario Monti, do të jenë në gjendje të tejkalojnë krizën e rëndë të borxhit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Qeveria, borxhlie e keqe
Detyrimet ndaj biznesit kanë arritur sa 0.7 % e PBB-së
Pakti politik, miratohet Kodi Rrugor tek Ligjet
Fullani në krye të Bankës së Shqipërisë
LSI: Reforma, gjithëpërfshirëse