Maqedoni, Gruevski optimist për fitoren e zgjedhjeve

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski është i bindur se do të arrijë të fitojë sërish në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit. Këtë pretendim ai nuk e ka fshehur edhe gjatë një takimi të koalicionit rreth partisë së tij, ku bëjnë pjesë 24 parti politike, duke përfshirë ato të komunitetit turk, rom, serb, boshnjak dhe parti të tjera minore maqedonase.
“Ky është një front masiv, i cili jo vetëm se duhet të sjellë fitoren e ardhshme në zgjedhje, por edhe të marrë përgjegjësinë gjatë katër viteve të ardhshme dhe të bëjë përparime në Maqedoni, në çdo fushë”, theksoi Gruevski, me rastin e nënshkrimit të një platforme të përbashkët me partitë e koalicionit, duke theksuar se bëhet fjalë për një nga koalicionet më masive deri tani në historinë e këtij vendi.
Ai shtoi se në listat e deputetëve të koalicionit është përfshirë edhe frymë e re dhe me potencial të lartë. Gruevski do të jetë bartës liste në njësinë e parë zgjedhje, duke qenë përballë kundërkandidates së opozitës, Radmilla Sheqerinska nga LSDM. VMRO-DPMNE edhe në këto zgjedhje del me platformën politike “Rilindja 100 hapa”, por e zgjeruar dhe e plotësuar me projekte të tjera