E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, strategjia e re lobimi

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, të ndihmuar edhe nga figura të tjera të politikës vendore e ndërkombëtare, do të vihen në një mision diplomatik disamujor, me qëllim shtimin e njohjeve të reja, raporton Zëri.
Në bazë të një strategjie për lobim të hartuar nga Ministria e Jashtme, e cila është në finalizim me disa sugjerime edhe nga Presidenca, burime qeveritare flasin për një angazhim të përgjithshëm si në nivelin e vendit, ashtu edhe në atë të miqve të Kosovës në botë që të realizohen vizita të shumta nëpër vende të ndryshme që nuk e kanë njohur Kosovën, me qëllim të bindjes së tyre që të ndryshojnë qëndrimin për pavarësinë e shtetit më të ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›