Greqi, reduktimi i borxhit, vijojnë sot negociatat
ATHINE - Kryeministri Lukas Papadimos dhe drejtori i Institutit Financiar ndërkombëtar (IIF), Charles Dallara, pritet të kenë sot e enjte një takim tjetër, në vazhdim të negociatave për shkëmbimin e bondeve greke.
Takimi i të mërkurës pasdite, (pas ndërprejes së bisedimeve të premten e kaluar), me pjesëmarrjen edhe të nënkryetarit të qeverisë e ministër i financave, Evangelos Venizelos, zgjati më shumë se dy orë dhe në përfundim të tij nuk pati deklarata e as komente nga asnjera prej palëve. U ra dakord që bisedimet të vazhdojnë sot, pasi të vlerësohet ecuria e deritanishme e tyre.
Ndërkaq, Lukas Papadimos, në intervistë për gazetën New York Times, theksoi midis të tjerash se, "investitorët privatë do të duhet të pranojnë se do të kenë humbje nga ky proces", mesazh që u transmetua edhe nga llogaria personale e kryeministrit në twitter.
Në të njëjtën intervistë, kryeministri grek tha se në rast se poseduesit e bondeve nuk bien dakord, nuk përjashtohet të aktivizohen klauzolat e përgjegjësisë kolektive.
(Anila Jole/Balkanweb)