E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Trojka kërkon reduktimin e pensioneve

ATHINE - Gjatë takimeve të njëpasnjëshme të zhvilluara dy ditët e fundit me zyrtarë të ministrisë së punës dhe sigurimeve shoqërore, ekipi i ekspertëve të Trojkës kërkoi të informohej për ecurinë e realizimit të angazhimeve, që ka marrë qeveria kundrejt huadhënësve.

Gjatë takimit të Trojkës me sekretaren e përgjithshme të sigurimeve shoqërore, Athina Dretta, u shqyrtuan çështjet e reduktimit të pensioneve suplementare dhe të unifikimit të fondeve të sigurimeve. 

Trojka kërkoi sqarime mbi dialogun që po zhvillohet në komisionin e ekspertëve dhe llojin e kundërshtimeve që shprehin përfaqësuesit e Demokracisë së Re dhe të LAOS-it, teksa planizimi fillestar nga ana e qeverisë ishte pranuar nga Trojka.

Ekipi i ekpertëve të Trojkës, sipas agjencisë zyrtare te lajmeve, e ka bërë të qartë në të githa takimet se realizimi i angazhimeve dhe respektimi i afateve kohore që janë dakorduar, ndërlidhen drejtëpërdrejt me vazhdimin e mbështetjes ekonomike të vendit.

Kjo pritet t'i theksohet edhe ministrit të punës dhe sigurimeve shoqërore, Jogos Kutrumanis, gjatë takimit me drejtuesit e Trojkës, që do të zhvillohet brenda ditëve të ardhshme. 

(Anila Jole/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›