E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari, opozita: Ftojmë qytetarët në homazhe që Prokuroria të zbardhë ngjarjen

TIRANË- Opozita e bashkuar i bën ftesë shqiptarëvë që  të marrin pjesë në homazhet që do të zhvillohen në repekt të 4 protestuesve të vrarë në protestën e 21 janarit të vitit të shkuar.

Menjëherë pas takimit i cili ka zgjatur rreth 45 minuata, koordinatori i opozitës së bashkuar Prec Zogaj në një prononcim për gazetarët bëri publike ftesën dhe qëndirmin konstant të opozitarëve duke nënvizuar se më 21 janar do të zhvillohen vetëm homazhe me qëllim zbardhjen e ngjarjes nga Prokuroria.

“Sot aleatët u mblodhën për 21 janarin. Do të organizojmë një homazh për të kujtuar Hekuran Dedës, Aleks Nikës, Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit, 4 protestuesit e vrarë vitin e kaluar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ftojmë gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që të marrin pjesë që me praninë e tyre të nxisin Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes”,- bëri thirrje Zogaj.

Në emër të opozitës së bashkaur Zogaj, përshëndeti qëndrimin e trojkës së amabsadorëve, të cilët dje kërkuan hetim të pavarur si dhe i cilësoi protestuesit të vrarë të pafajshëm.

Në këtë takim i cili u zhvillua në selinë rozë morën pjesë Paskal Milo, Nard Ndoka, Spartak Ngjela, Skënder Gjinushi, ndërsa mësohet se mungon kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›