Greqi, rëndohet bilanci nga virusi i Nilit, 11 të vdekur
Qendra greke për sëmundjet infektive (Keelpno) njofton se 35 prej të prekurve janë të shtruar në spital, nëntë prej të cilëve në terapi intensive. Virusi i Nilit transmetohet nga mushkonjat, godet sistemin nervor qendror.
Këtë emër ky virus e ka marrë për shkak se u gjet në rajonin verior të Ugandës në vitin 1937. Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet nga mushkonjat të cilat janë ushqyer me gjak të infektuar, kryesisht atë të zogjve migrues.
Deri më sot nuk ekziston asnjë vaksinë dhe e vetmja mbrojtje është parandalimi i pickimit nga insektet.