Prangosen dy shtetas për vjedhje
Fillimisht është arrestuar shtetasi Ilir Shaban Dika, 41-vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas me date 24.08.2010, në oborrin e banesës së një shtetasi ne Farke të Vogël ka vjedhur 13 krerë bagëti.
Për këtë ngjarje po ndiqet në gjendje të lirë shtetasi Agim Qamil Duka, 68-vjeç, banues në Tiranë, pasi akuzohet për përfitim nga përvetësimi i parave e sendeve të vjedhura.
Ndërkohë, në pranga ka rënë shtetasi Adriatik Kozma Mine, 37-vjeç, banues në fshatin Vokopol, Berat, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Gjirokastrës për veprën penale të vjedhjes.