E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi rendohet bilanci18 te vdekur nga virusi i Nilit

ATHINE- Shkon ne 18 numri i viktimave nga virusi i Nilit ne Greqi. Rastet e fundit ishin 3 te moshuar te cilet humben jeten per shkak te virusit qe po kercenon vendin fqinj.

Sipas te dhenave te qendres se kontrollit dhe kujdesit deri tani numri i te prekurve nga virusi ka arritur ne 177.
Deri sot ne mengjes nga te semuret qe ishin prekur nga virusi 123 prej tyre kishin marre lejen per te dale nga spitali ndersa 9 prej tyre vazhdojne te marrin mjekim intensiv.

Virusi i Nilit perendimor godet sistemin qendror nervor dhe mund te shkaktoje encefalopatit dhe meningjit. Ai transmetohet nga mushkonjat e infektuara sidomos nga zogjt shtegtare. Ende nuk ekziston asnje vaksine dhe e vetmja mbrojtje eshte parandalimi i pickimit te mushkonjave.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›