E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin aksidentohen tre kalimtare drejtuesi i mjetit largohet

PEQIN- Nje aksident me pasoje plagosjen e tre shtetasve mes te cileve edhe nje femije ka ndodhur mesditen e sotme ne aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Burime nga policia bejne te ditur se aksidenti ka ndodhur ne vendin e quajtur Sheze ku tre kalimtaret Majlinda Ferhati 25 vjec vajza e saj 1 vjecare Vanesa Ferhati dhe Bukuri Karaj 51 vjec jane perplasur nga nje autoveture drejtuesi i te cilit eshte eshte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka transportuar ne spital tre te aksidentuarat ndersa po punon per identifikimin dhe kapjen e drejtuesit te mjetit.

e.n/ata/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›