E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti në veri, vdes njëri nga serbët e plagosur

MITROVICE - Një banor serb i Mitrovicës humbi jetën mbëmjen e djeshme dhe dy të tjerë u plagosën pas një përleshjeje me armë zjarri në lagjen “Bergjani” mes serbëve dhe shqiptarëve. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i policisë, Besim Hoti.

Sipas gazetës “Koha Ditore”. incidenti ndodhi kur një grup serbësh tentoi të vjedhë dyer dhe dritare në shtëpitë e familjes Vitaku, të cilat janë në ndërtim e sipër. Serbët gjatë kësaj tentative kanë hasur kundërshtimin e shqiptarëve, të cilët kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre.

Policia e Kosovës dhe forcat e misioneve ndërkombëtare mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›