E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, rigjykohet pas 2500 vjetësh, Sokrati "babai i Filozofisë"

ATHINE - Në vitin 399 para erës sonë, Sokrati, i njohur si babai i filozofisë, u përball me akuzat se nuk njeh perënditë e qytetit (mungesë besimi), dhe se me idetë e tij afron demonët dhe korrupton të rinjtë. Atëhere, Sokrati u gjykua prej një Gjykate të përbërë nga 500 qytetarë të Athinës të cilët shpallën fajtor për akuzat e ngritura. 

Ndërkaq dje, rreth 2500 vjet më vonë, avokatë e gjyqtarë të shquar nga e gjithë bota u mblodhën në Athinë për të vazhduar gjykimin historik të Sokratit. Paneli i gjykatësve përbëhej nga 10 juristë të gjykatave supreme, nga Britania e madhe, Franca, Zvicra, SHBA, Gjermania, dhe Greqia. Vendimi nuk u mor pasi gjyqtarët ishin të ndarë; 5 ishin në favor të Sokratit dhe 5 në favor të athinasve. Megjithatë, audienca në sallë e nxori të pafajshëm filozofin e lashtë me 584 vota në favor dhe 282 kundër. Vlen të përmendet se Gjykata Federale në Nju Jork e ka nxjerrë të pafajshëm Sokratin, në gjykimin e kryer një vit më parë.

Gjyqi historik përfshinte elemente të lashta me konceptet moderne, të dhëna këto me aspektet ligjore dhe me humor, ku qindra spektatorë patën mundësi të përjetojnë një shfaqje të mrekullueshme të së vërtetës së ligjit dhe trashëgimisë greke. Bazuar në burime dhe studime historike e bashkëkohore, por edhe në klimën e debateve të sotme publike, kjo ngjarje përbën interes, sepse idetë për të cilat Sokrati u akuzua para 2500 vjetësh, lidhen me çështje të rëndësishme aktuale. 

Filozofi i lashtë Sokrati u akuzua sepse publikisht dyshoi për Zotat, që athinasit adhuronin në atë kohë. Punët e tij kanë mbijetuar falë penës së nxënësit të tij, Plutos dhe Ksenofonit. Sipas këtyre shkrimeve, Sokrati mund të ishte larguar nga Athina, kur u shpall fajtor nga juria e saj, por në të kundërt, ai zgjodhi të qëndronte në qytet. Sipas ligjit, i akuzuari mund të replikonte dhe në fakt as që e mori mundimin për të bindur jurinë se ishte i pafajshëm. Ai e interpretoi ekzekutimin e tij duke pirë helm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›