Erkand Qerimaj, pozitiv në testin anti-doping: Pres me qetësi vendimin e Apelit
TIRANE - Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj hedh poshtë rezultatet e testit antidoping, në të cilin rezultoi pozitiv, duke theksuar se pret me qetësi vendimin e Apelit të Federates Botërore të Peshëngritjes.
““Testi i parë antidoping është bërë në datën 4 prill 2012. Në këtë test unë kam dalë negativ, duke deklaruar të gjitha vitamina që kisha përdorur. Testin e dytë antidoping e kam bërë 8 pas të parës, më 12 prill, ditën e garës në Antalia, ku kam deklaruar sërish të njëjtat vitamina si në rastin e parë, por çuditërisht dal pozitiv. Ndaj sot jam ballë hapur përpara gjithë botës dhe po pres me qetësi vendimin e Apelit të Federatës Botërore të Peshëngritjes. Pavarësisht kësaj unë sot dhe çdo ditë jam duke u përgatitur me ngarkesë maksimale për përfaqësimin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike."- u shpreh Qerimaj, duke theksuar se qëllimi i tij është të sjellë në Shqipëri medalje olimpike.
Peshëngritësi Erkand Qerimaj ka rezultuar pozitiv në testin antidoping që i është nënshtruar në europianin e Antalyas, aty ku ai doli Kampion Europe në peshën 77 kg.
Sipas një shkrese të dërguar më 4 maj të këtij viti në adresë të Federatës, Federata Botërore e Peshëngritjes njofton se pas testeve të bëra në urinën e Qerimajt është gjetur një substancë e familjes "Metyl hexanamine" e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011. Sipas udhëzimeve të Federatës Botërore, substanca të kësaj familjeje gjenden në nutrimentet ushqimore.
Në mënyrë tipike ato që janë të dizenjuara për të rritur energjinë apo për humbjen e peshës. Kampioni Qerimaj ka bërë dy analiza, njëra e befasishme 8 ditë para europianit dhe tjetra ditën e garimit. Në të dyja këto teste Qerimaj ka deklaruar se përdorte vitamina Badi Sërxh. Në të parën, që i është nënshtruar në Shqipëri, përgjigja ka dalë negative, ndërkohë që në të dytën, me po të njëjtat vitamina dhe substanca ai ka rezultuar pozitiv.
Një nga elementet e kësaj vitamine është edhe substanca në fjalë, e cila u përket stimuluesve të dobët. Erkand Qerimaj ka kërkuar në Federatën Botërore të Peshëngritjes të dëgjohet në panel nga gjyqtarë që caktohen me short. Për mungesë kohe dhe dokumentacioni, Qerimaj është përfaqësuar nga sekretari Ilir Kraja dhe doktori i ekipit kanadez, shqiptaro-kanadezi Alban Merepeza. Tashmë Erkand Qerimaj pret përgjigjen përfundimtare nga Federata Botërore e Peshëngritjes.
KAMPIONI
Bashkia e Shkodrës i rezervoi në prill një pritje madhështore peshëngritësit, Erkand Qerimaj, i cili u kthye nga Turqia, ku konkuroi në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rritur duke fituar dy medalje të arta dhe një të argjendë dhe duke sjellë në Shqipëri titullin Kampion i Europës, i pari i këtij lloji që fitohet nga një peshëngritës shqiptar në tërë historinë 63 vjeçare të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Autokolona e gjatë e automjeteve me dekorin kuqeblu të Vllaznisë dhe kuqezi të kombëtares së Shqipërisë që ka shoqëruar Qerimaj pas mbërritjes në aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit është pritur me shumë ovacione në qytetin e Shkodrës. Një numër i madh qytetarësh shkodranë që kishin mbushur sheshin përpara godinës së bashkisë së Shkodrës, kanë festuar për disa minuta me bashkëqytetarin e tyre, Erkand Qerimaj, tashmë me statusin e kampionit të Europës.
Në nder të tij, Bashkia e Shkodrës organizoi një pritje zyrtare në ambientet e saj ku merrnin pjesë edhe drejtuesit më të lartë vendorë, prefektja Voltana Ademi, Kryetari i Qarkut, Maxhid Cungu, Kryetari i Këshillit Bashkiak, Fatbardh Lohja, etj.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Erkand Qerimaj, pozitiv në testin anti-doping: Pres me qetësi vendimin e Apelit