Greqi rikthehen negociatat

Me më shumë intensitet vazhdojnë bisedimet dhe kontaktet e socialistëve dhe konservatorëve grekë, në ditën e katërt të negociatave midis dy partive të mëdha, për gjetjen e personit të përshtatshëm, që do të udhëheqë qeverinë e re greke.
Papandreu dhe Samaras, që kanë vizituar në pasditen e së mërkurës presidentin e vendit, duket se kishin rënë dakord për emrin e kryeparlamentarit grek Filippos Petsalnikos, por kanë pasur reagime të mëdha nga anëtarët e të dy partive dhe në momentet e fundit në tryezen e bisedimeve, është rikthyer kandidatura e Lukas Papadhimos.
Sipas burimeve nga zyra e Jorgos Papandreut, ish zv/presidenti i BQE ka komunikuar me të dhe i ka parashtruar katër kushte me të cilat Kriza grekeGreqi, bisedimet "ngecin" tek emri i kryeministrit të ri Greqi, pritet shpallja e qeverisë së re Papadhimos kryeministri i ri i Greqisë pranon të drejtojë qeverinë e re: të ketë nënshkrimin e të dy partive të mëdha për ratifikimin e marrëveshjes së 26 tetorit në Bruksel për Greqinë, të kenë konservatorët më shumë elementë partiakë në qeverinë e re, të mos jetë 19 shkurti një datë fikse për zgjedhjet e parakohëshme dhe se nuk propozon askënd nga ana e tij për postet qeveritare, duke i lënë në dëshirën e dy partive.
Ne këtë prizëm, sipas analistëve grekë, duket më afër se kurrë, se bankieri i shquar, Papadhimos do të jetë kandidatura përfundimtare.
Më herët në një mesazh të fundit televiziv, Jorgos Papandreu i është drejtuar popullit grek me një fjalim lamtumire dhe më pas është nisur drejt zyrës së presidentit grek Karolos Papulias për t’i dorëzuar atij dorëheqjen e tij dhe të qeverisë që ai drejtoi për më se dy vjet.
Presidenca greke ka thirrur në një takim urgjent në oren dhjetë të mëngjesit të së enjtes 6 udhëheqësit e partive parlamentare greke, një takim që thuhet se do i japë fund ngërcit politik në Greqi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Kriza, BE tkurr zgjerimin
Vështirësohet procesi për vendet e Ballkanit
Mitrovicë, përleshje shqiptarë-serbë
Edi Rama promovon librin
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin