Kthehen lekundjet ne Turqi 5 te vdekur

Kthehen lëkundjet e tokës në lindje të Turqisë, duke provokuar të tjera viktima dhe shkatërrime. Të paktën 5 është numri i të vdekurve, por druhet për një bilanc akoma më të rëndë.
Gjithçka ndodhi në provincën Van, që ishte edhe ajo që u godit më tepër në muajin që shkoi, kur bilanci total i një tërmeti arriti në më tepër se 600 viktima dhe 4 200 të plagosur.
Tronditja e fundit ka qenë e mangitudës 5.6 dhe rënoi më tepër se 20 ndërtesa. Bilanci i parë flet për 5 të vdekur dhe dhjetëra persona të bllokuar mes rrënojave.
Rreth 50 persona janë bllokuar nën rrënojat e një hoteli.
Tronditja filloi me orën lokale 21:23, duke rrëzuar fillimisht një hotel 5-6 katësh, që akomodon më tepër gazetarë dhe skuadra të gjysmë hënës së kuqe. Informacionet e para tregojnë që në “Bayram Hotel” kanë qenë të pranishëm 35 persona.
Rreth 11 prej tyre janë nxjerrë të gjallë nga skuadrat e shpëtimit, që mbërritën menjëherë pasi janë të mobilizuara në atë zonë që nga tërmeti i 23 tetorit që shkaktoi 603 të vdekur dhe 4 152 të plagosur.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Kriza, BE tkurr zgjerimin
Vështirësohet procesi për vendet e Ballkanit
Edi Rama promovon librin
Greqi, rikthehen negociatat
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin