Greqi, rrëmbehet biznesmeni i fuqishëm i trageteve
Athinë -Në Greqi, një tjetër biznesmen i fuqishëm është rrëmbyer nga persona ende të panjohur për policinë. Pronari i shoqërisë Super Fast Ferris, 74 vjeçari Periklis Panagopulos mësohet se është rrëmbyer sot në mëngjes së bashku me shoferin e tij. Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi në një zonë jashtë kryeqytetit Athinë të Greqisë. Pas rrëmbimit të Panagopulos, mësohet po nga policia se më pas shoferi i tij është lënë i lirë.
Biznesmeni Panagopulos, i cili është pronar i disa anijeve turistike dhe tragetesh konsiderohet si patriarku i shoqërive turistike dhe transportit detar.
Sipas policisë e cila i referohet media greke rrëmbyesit ishin tre persona me maska që pasi kishin thyer xhamin e makinës së 74 vjeçarit nën kërcënimin e armës e kishin marrë me vete. Policia ka nisur një operacion të gjerë për të zbuluar rrëmbyesit dhe vendndodhjen e biznesmenit të fuqishëm grek. Ky është rrëmbimi i dyte brenda pak muajsh në Greqi, pas rrëmbimit të një biznesmeni tjetër nga Selaniku.