Moska: Furnizimi me gaz, sapo Ukraina të plotësojë kushtet
Moskë -Grupi rus i Gazpromit do të rifillojë furnizimin me gaz për Evropën sapo Ukraina t'u nënshtrohet kushteve ruse për mbikëqyrjen e transitit të gazit, deklaroi sot zëdhënësi i kryeministrit rus, Vladimir Putin. Ndërkohë, monopoli rus i eksportit të gazit "Gazprom" bëri të ditur se Ukraina ka nënshkruar një kopje të re të një marrëveshje monitorimi transit të gazit dhe hoqi kushtet e mëparshme.
Një delegacion i "Gazpromit" kreu negociata këtë mëngjes. Si rezultat i negociatave pala ukrainase nënshkroi marrëveshjen pa kushte", tha firma ruse në një deklaratë. Presidenti rus Dmitri Medvedev e shpalli dje marrëveshjen e monitorimit si të pavlefshme, pasi Ukraina kishte vënë kushte të cilat Rusia i kundërshtoi.