E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’është kurrë vonë të martohesh, edhe pas 1 shekulli

Guizhout -Nuk është kurrë vonë për t’u martuar. Mosha bën të vetën, por gjithsesi, martesa dhe dashuria në shumë raste nuk e njeh atë. Edhe pse është 107-vjeçe, i ka “mbirë” në mendje të martohet. Duket se një shekull që ka kaluar mbi supe nuk i ka mjaftuar për të bërë një gjë të tillë, ose është menduar mirë. Një gjë e tillë ndodh me një kineze 107 vjeçe, e cila kishte frikë të martohej kur ishte e re, por ka vendosur të kërkojë burrin e parë të jetës, dhe shpreson të gjejë një partner 100 vjeçar, kështu që ata të kenë diçka për të biseduar, shkruan një gazetë kineze.

Wang Huiyng është e shqetësuar se po bëhet barrë për nipërit dhe mbesat e saj të moshuara qëkur ajo theu këmbën kur ishte 102 vjeç dhe i duhej të ndalonte së bëri punët e përditshme si p.sh. larjen e rrobave. "Unë jam tashmë107 vjeçe dhe nuk jam martuar ende", citon gazeta "Chongqing Commercial Times" "nusen" e ardhshme . "Çfarë do të ndodhë nëse nuk nxitoj dhe gjej një burrë".

E lindur në provincën e Guizhout, fëmijë e një tregtari kripe, Wang u rrit duke parë xhaxhallarët dhe burra të tjerë që rrihnin gratë e tyre dhe shpesh herë gjente ndonjë grua të familjes duke qarë në plevicë pas ndonjë rrahjeje, njoftoi gazeta.

"Të gjithë të martuarit atje jetonin në këtë mënyrë. Të martoheshe ishte shume e frikshme", tha ajo për një kohë kur gruaja kineze kishte pak të drejta dhe një pozitë të ulët shoqërore". Pasi e ëma dhe i ati i Wangut vdiqën, ajo ende nuk vendosi të martohej. Në vend të kësaj, ajo u largua për në fshat dhe punoi si fermere deri sa u bë 74 vjeç, dhe nuk kishte më fuqi të punonte në fushë, shton gazeta.

Nipi i saj në qytetin e Chongqingut më pas e mori Wangun, por ajo ndihet e shqetësuar se ai dhe nipërit dhe mbesat e tjerë të saj janë në një moshë që nuk munden të kujdesen për të dhe madje më i riu është 60 vjeç. "Nipërit dhe mbesat e mia po plaken dhe fëmijët e tyre kanë tashmë familjet e tyre dhe unë po bëhem gjithnjë e më shumë një barrë për ta", tha ajo.

Zyrtarë lokalë kanë thënë se ata janë të gatshëm ta ndihmojnë Wangun të gjejë një dhëndër 100 vjeçar, dhe i kanë sugjeruar familjes së saj të kontaktojnë shtëpitë e të moshuarve për të gjetur ndonjë kandidat, përfundoi gazeta e lartpërmendur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›