Greqi, rritet numrii trafikimeve tëfoshnjave bullgare
ATHINË- Të paktën 16 bebe rezultojnë të shitura dhe gjithmonë në kërkim nga rrjeti i trafikut të bebeve që u shkatërrua këtë javë mes Bullgarisë dhe Greqisë dëshmon sipas ekspertëve zhvillimin e një trafikimi të organizuar duke përfituar nga të metat e kuadrit legjislativ grek.
Në sajë të një operacioni të përbashkët mes dy policive si rrjedhojë e gjashtë muajve bashkëpunim, 10 shtetas bullgarë dhe dy grekë u arrestuan në dy vendet, akuzuar për shitjen e e foshnjave të porsalindura nga të paktën 17 gra bullgare të moshës nga 18 deri në 40 vjeç, dërguar shtatëzëna në Greqi për të lindur në një klinikë në Lamia.
"Hetimi vazhdon për gjetjen e foshnjave të shitura dhe ndërmjetësuesit, mjekët, avokatët apo noterët'', theksoi shefi i brigadës së luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore, Georges Vanikiotis. "Ne dëshirojmë ta ndalojmë sepse duket se ky trafik që zbulohet shpeshherë nga bizneset e izoluara ofron një perspektivë të re për krimin e organizuar dhe veçanërisht për mafian bullgare'', shtoi ai.
(m.a/ata/BalkanWeb)