E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, zbulohengjurmë të njëbanje romake

SARANDË- Gjatë një ndërhyrjeje të ndërmarrjes së ujësjellësit pranë qendrës së qytetit në Sarandë, kanë dalë në dritë elemente interesante si disa tjegulla dhe fragmente të një muri solid, të cilat nga arkeologët janë vlerësuar si pjesë të një banje romake.

Arkeologu Dhimitër Çondi thotë se "kemi të bëjmë me banjë romake dhe se kjo është në vijë të drejtë me një vilë romake që gjendet në afrësi të sinagosës, në krahun tjetër të shatrivanit."

Sipas tij, shpresohet që ky zbulim të vlerësohet dhe të përfshihet në kuadër të një projekti të ardhshëm për vilat romake nga Fondacioni Butrinti.

(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›