E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi shkaterrohet organizata e kontrabandes se cigareve

Nje super operacion i policise greke eshte zhvilluar ne zonen Kalkidhiki ne veriun e vendit.

Objektiv i policise eshte nje organizate qe trafikonte sasi te medha cigaresh.Deri tani ne pranga jane vene me teper se 20 vete midis te cileve edhe kater police dy drejtues dhe dy police sherbimesh ne rajonin e policise lokale.

Besohet se ne kete rrjet kontrabande jane implikuar edhe disa doganiere dhe punonjes se zyres se tatimeve ne kete zone.

Agjentet dyshojne se kane te bejne me organizaten me te madhe te kontrabandes qe ka vepruar ndonjehere ne vend. Ata rane ne gjurmet e grupit pas zbulimit te rastesishem te nje fabrike qe prodhonte cigare ne Kasandra te Kalkidhikise.

Magazina ku ndodheshin makineri te cilesise se larte per prodhimin e cigareve te markes PHILIP Morris u gjet e djegur vetem pak ore perpara nje aksioni te dekonspiruar qe policia kreu nje muaj me pare.

Rol te rendesishem ne kete kontrabande ka mafia ruse e cigareve ndersa dege te trafikut jane gjetur ne Kosove Bullgari Shqiperi Maqedoni Gjermani dhe Britanine e Madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›