E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, shpallen fajtorë policët që qëlluan adoleshentin

Polici që qëlloi 15-vjeçarin, Aleksandros Grigoropulos në Athinë, është akuzuar zyrtarisht për veprën e vrasjes, ndërsa kolegu i tij i shërbimit për bashkëfajësi. Epaminondas Korkoneas, 37 vjeç, u shpall formalisht fajtor me akuzën e vrasjes me paramendim dhe përdorim të paligjshëm të armës së tij të shërbimit, ndërsa kolegu Vasilios Saraliotis, 31 vjeç u shpall fajtor për bashkëfajësinë vrasje. Dy efektivët e policisë së Athinës do të qëndrojnë në qelitë e burgut deri në nisjen e procesit të plotë gjyqësor. Përfaqësuesi ligjor i policit të akuzuar për vrasjen tha se ata do të qëndrojnë përkohësisht në burg, në pritje të procesit gjyqësor, dhe se ky ishte vendim i drejtë për t'u treguar njerëzve se jetojnë në vendin e duhur. Avokati Alexis Kougias tha për Reuters se hetimet kanë arritur në përfundimin se 15-vjeçari u godit aksidentalisht pasi plumbi kishte bërë rikoshet. Vetë polici i akuzuar për vrasjen për mes dëshmisë së e tij u sqaron se ''kishte reaguar për vetëmbrojtje kur të rinjtë kishin filluar të hidhnin kokteil molotov kundër forcave policore dhe lëndë plasëse të ndryshme''.Korkoneas deklaroi se ''kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar dy tre herë në ajër për t'u mbrojtur dhe se nuk e kishte parë viktimën që ishte vrarë nga rikosheta e një plumbi''. Vrasja që bëri bujë në të gjithë Greqinë dhe shkaktoi nisjen e një vale protestash të cilat kanë përfshirë vendin ndodhi të Shtunën e kaluar, në një lagje në qendër të Athinës. Pro vecc manifestime në Greqi të cilat kanë marrë edhe ngjyrime politike, protesta janë zhvilluar edhe nga komunitetet greke në Paris, Berlin, Londër, Hagë, Moskë, Nju Jork, ,Itali dhe Qipro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›