Gruevski merr pjesë në samitin e PPE-së

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të merr pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane që do të mbahet në Bruksel sot, në prag të takimeve të Këshillit të Evropës. Në Samit, së bashku me kryetarin e Komisionit të Evropës Zhoze Manuel Baroso dhe kryetarit të Parlamentit të Evropës Hans Gert Potering, do të marrin pjesë edhe një numër i madh i liderëve evropian, mes të cilëve kryetari i Republikës së Francës Nikollas Sarkozi, kancelari e Republikës Federale të Gjermanisë Angjela Merkel, kryeministri i Republikës së Italisë Silvio Berluskoni, kryeministri i Republikës së Francës Fransoa Fijon, kryeministri i Mbretërisë së Holandës Zhan Peter Ballkenende, kryeministri i Mbretërisë së Luksemburgut Zhan Klod Junker, kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës Iv Leterm, kryeministri i Republikës së Çekisë Miker Topolnek, kryeministri i Republikës së Polonisë Donald Tusk, kryetari i Republikës së Rumanisë Trajan Basesku, kryeministri i Republikës së Kroacisë Ivo Sanader dhe kryetarë të tjerë të partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane. Në Samit, Kryeministri do ta shfrytëzojë mundësinë për njoftimin e kolegëve të tij me përparimin e Republikës së Maqedonisë në reformat dhe masat të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ndërmerr për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për integrim ne Unionin e Evropës, si dhe për procesin e lirimit nga kufizimet e vizave.