E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ischinger: EULEX-i hap përpara për Kosovën

Ish-ndërmjetësi i BE-së në bisedimet për statusin e Kosovës, ambasadori Wolfgang Ischinger, ka deklaruar se misioni evropian për drejtësi dhe polici do të punojë mbi bazën e udhëzimeve dhe të mandatit nga BE-ja. Ai tha se misioni i EULEX-it është vonuar me muaj të tërë në vendosjen e tij në Kosovë dhe se është humbur kohë për shkak të vështirësive ligjore dhe politike. Në një intervistë me BBC-në ambasadori Ischinger e cilësoi vendosjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës si një hap të rëndësishëm, i cili - sipas tij - do të çojë drejt vendosjes së aranzhmaneve praktike si dhe të kontakteve rreth çështjeve praktike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ai tha se Beogradi tani do të duhej të ndihmojë që popullata serbe në Kosovë të inkurajohet që të bashkëpunojë me EULEX-in. Sipas tij, nëse Beogradi është këmbëngulës në vendimin politik për vendosjen e EULEX-it në Kosovë, atëherë popullata serbe duhet të dëgjojë porosinë që vjen nga Serbia dhe të bashkëpunojë me misionin evropian për drejtësi dhe polici.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›