E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sindikatat pushtojnë sheshet

Sindikatat greke zbresin serisht ne sheshet e Athines per te protestuar kundër planit të kursimit dhe reformave per pensionet që qeveria do te coje në parlament. Ndersa qeveria njofton per kohe me te veshtira per shtetin grek, me qindra punonjes te sektorit publik kane marshuar ne rruget e kryeqytretit helen.

Konfederata e nëpunësve publik ADEDY, si dhe e sektorit privat, GSEE, kanë bërë thirrje për një proteste te madhe sot në qendër të Athinës ku do te marshojne perpara parlamentit. Sipas sindikatave kjo do te mund te pakesoje sa do pak masat drastike te ndermara nga qeveria per reduktimin e pagave dhe pensioneve.

Pak dite me pare me mijera persona marshuan ne Athine ne nje greve 24 oreshe kunder masave te kursimit. Mediat greke nuk punuan, televizionet dhe radiot nuk kane transmetuar lajme gjate gjithe dites si pasoje te nesermen ne Greqi nuk u publikuan gazetet. Po ashtu transporti publik nuk funksionoi per gjate gjithe dites.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›