Qeveria, mbeshtetje industrisë së fasonit
Industria e fasonit do të ketë një mbështetje edhe më të lartë nga qeveria. Këtë premtim kanë bërë për disa nga operatorët e këtij tregu zv/kryeministri Ilir Meta dhe ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Në një takim të zhvilluar paraditen e të shtunës fasonistët kanë kërkuar nga qeveria procedura më të shpejta për rimbursim të TVSH, mosndërhyrje në pagën minimale, lehtësim të punës në dogana e të tjera si këto.
“Me dialog të vazhdueshëm, me vëmendje të vazhdueshme, me masa të vazhdueshme, në ndihmën tuaj, në mbështetjen tuaj, ju do ta përballoni me një kosto sa më të ulët këtë situatë të vështirë dhe njëkohësisht të ruani tregjet ekzistuese, por dhe të shtoni kapacitetet tuaja duke plotësuar akoma më shumë njerëzit” tha Meta.
“Disa nga cështjet që kemi diskutuar deri tani mendoj se janë plotësisht të zgjidhshme. çështja e pagesës së sigurimeve shoqërore cdo tre muaj apo cdo katër muaj, cështja e rimbursimit të TVSH duke krijuar një llogari të vetme për lëvizjet brenda llogarive, janë disa veprime që mendoj se qeveria i ka plotëisht të mundshme për t’u bërë” tha Prifti.
Industria e fasonit apo sic njihet ndryshe industria me mall të porositësit, është industria që mbulon pjesën më të madhe të punësimit në vend. Prodhimet e kësaj industrie zënë peshën më të madhe në eksportet shqiptare. Në të gjithë vendin punojnë 470 fabrika që prodhojnë veshje dhe këpucë.
Adi Darsi