E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet aktorja Esma Agolli

Aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare, Esma Agolli, ndërroi jetë mbrëmë në moshën 82 vjeçare. Familjarët thonë se Agolli humbi jetën pas nje infarkti kardiak orët e para të mengjesit të sotëm ne shtëpinë e saj në Tiranë. Esma Agolli është një nga aktoret më të njohura të teatrit dhe të kinematografisë shqiptare sidomos per rolet e karakterit. Karrierën e saj e filloi në vitin 1948, duke interpretuar rreth 60 role.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 16:00 në një ambient familjar, duke plotësuar kështu dëshirën e vet aktores, ndersa ne teatrin kombetar vetem nje lajmerim vdekje ne hyrje te teatrit i eshte rezervuar aktores.

Esma Agolli u lind më 1 korrik 1928 në Tiranë. Ajo ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografi, por rolet që spikasin janë "Mysafiri" në vitin 1979, Zonja Neriman te filmi "Përtej mureve të gurta" në 1979. Esma Agolli mban titullin "Artiste e Merituar".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›