E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e adoleshentit burg perjete policit

Gati dy vjet pas vrasjes se 15-vjecarit grek Aleksandros Grigoropoulos ne 6 dhjetor te vitit 2008 nga dora e nje policigjykata greke e Amfises ka denuar autorin Epaminondas Korkonea me burgim te perjetshem pa i njohur asnje rrethane lehtesuese.

Shumica e trupit gjykues ka gjykuar si fajtor me akuzen e bashkepunimit pa dashje ne kete vrasje edhe te pandehurin e dyte.

Gjyqi i dy policeve eshte shtyre disa here per tu zhvilluar ne masa te rrepta sigurie ne nje prej sallave te gjykates se Amfises ne nje qytet qindera km larg Athines ne nje salle te mbushur plot e perplot me njerez dhe vendimi i tij pritej me interes te madh.

Vrasja e adoleshentit grek ka qene shkendija e nje sere protestash te dhunshme qe shperthyen ne Athine para dy vjetesh.Sipas analisteve vendas ishte shkendija qe ndezi zemerimin popullor ishte shperthimi i nje populli qe vuante ne nje shkalle akoma me te madhe pasojat e izolimit social pa asnje shprese per te ardhmen qe shihte se cdo gje perkeqesohej nga pasiguria per punen nga humbja e te drejtave socialenga sistemi i dobet i arsimit korrupsioni politikrrethi vicioz i shoqerise arroganca e sistemit politik dhuna e ligjshme shteterore.

Trazirat e dhjetorit te 2008 jane cilesuar nga mbi 75 e grekeve si nje ngjarje e rendesishme politike qe ngjalli edhe debate teper te forta per dhunen policore aq te kritikuar ne vend si dhe te drejten e perdorimit te armeve nga ana e oficereve te policise.

Te rinjte qe mbushen rruget e te gjitha qyteteve greke nuk mund te pranonin se si nje ruajtes rendi nje polic i thjeshte ngriti pistoleten dhe morri nje jete qe akoma nuk ka nisur .

Fakti qe Greqia rreth 15 muaj me vone do te merrte ndihme ekonomike nga FMN dhe BE vertetuan se trazirat kishin nje baze sociale dhe se shoqeria greke po fillonte te ndergjegjesohej duke mos toleruar me klasen politike dhe menyren e saj te qeverisjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›