Greqi, skenarë për dorëheqjen e shpejtë të Papandreut
ATHINE-Shpërthejnë skenarët rreth dorëheqjes së shpejtë të Papandreut. Disa burime thonë se në orët e ardhshme kryeministri Jorgos Papandreu do të japë dorëheqjen, përkundër disa njoftimeve që vijnë nga burime qeveritare, sipas të cilave, Papandreu largohet vetëm pas krijimit të një qeverie koalicioni.
"Unë do të jap dorëheqjen sapo të arrihet një marrëveshje", citohet kryeministri nga burime qeveritare.
Ndërkaq ai po drejton një mbledhje që qeverie, e cila sapo ka nisur. Kjo mbledhje zhvillohet disa orë pas kërkesës së prerët të kryetarit të opozitës konservatore Antonis Samaras për dorëheqje të kryeministrit Papandreu.
Këtë deklaratë Samaras, e bëri pas takimit me presidentin Papulias sot pak pas mesdite. Samaras siguroi se është i gatshëm të japë ndihmën e tij, por jo me Papandreun në krye të negociatave për qeverinë e koalicionit.
“Fakti që Papandreu nuk ka vendosur çdo të bëjë, parandalon çdo zgjidhje. Nëse ai heq dorë, të gjitha të tjerat do të marrin rrugën e tyre. Unë jam i vendosur për të ndihmuar", tha Samaras pas takimit të tij me Presidentin Papulias.
Samaras deklaroi në takim se ekziston një atmosferë ankthi në popull dhe se është e domosodoshme që “ne të japim si brenda vendit ashtu edhe te partnerët ndërkombëtarë, mesazhin e qëndrueshmërisë”. Presidenti Papulias theksoi se populli është duke pritur një zgjidhje.
(d.b/BalkanWeb)