Nderi dhe menderi që rrjedhin nga plehrat
Një nga arritjet tona më të spikatura e më të padiskutueshme, për të cilën me siguri meritojmë vend të parë në botë është se sot, jo vetëm rrugët, por zor të gjesh një mjedis shqiptar, fizik a virtual, politik a kulturor, madje pa frikë mund të thuhet se është e kotë të kërkosh sot një marrëdhënie njerëzore, biznesore, pse jo edhe familjare që të mos jetë përfshirë, drejtuar, ndërtuar, sendërtuar, sunduar e pushtuar me/nga plehrat.
Të merresh me plehrat do të thotë të bësh politikë të suksesshme. Të mbrosh plehrat, të lavdërosh e lartësosh plehrat, të fabrikosh, të hedhësh e ca më mirë të sjellësh nga jashtë sa më shumë plehra, t’i riciklosh ato, të bësh ligj të posaçëm për mbrojtjen e plehrave, të jesh bos i plehrave, të kesh licencë, d.m.th të sillesh si një plehrë e vërtetë në shoqëri, në parti, para publikut, në Kuvend, në qeveri e sidomos nëpër debate televizive, sot është pa pikë dyshimi, edhe dinjitet, edhe mençuri, edhe talent, edhe nder e lavdi! Andaj nuk është gabim po të shqiptohet publikisht e me zë të lartë: Lum kush është plehrë, lum kush e fiton këtë status, lum kush emërohet zyrtarisht në post për “trajtimin e kultivimin e plehrave”, lum kush e meriton titullin ‘Plehrë e Kombit’ dhe i lumi kjoftë nj’ai që pranohet me konsensus në Aleancën gjithëpërfshirëse të plehrave kombëtare!…Të jesh sot një plehrë kombëtare do të thotë, as më pak e as më shumë, të fitosh një mandat, të gëzosh autoritet, të kesh një titull, një post, auditor, pushtet të padiskutueshëm e të pakontrollueshëm…Sa më plehrë, aq më lart të ngjit partia në hierarki. Kush ka fatin që, me përpjekje e sakrifica, jo dhe aq të vështira e të pamundura, të quhet përnjëmend plehrë (ndryshe këta quhen “të fortët”, “qëndrestarët”, “tanët”, “me ne”…) e lagjes, e katundit e qytetit e blogjeve në internet, më pas edhe e partisë, dmth e kombit, automatikisht do të gëzojë, përveç respektit, jo pak të mira e favore në këtë dynja kaq të liberalizuar për kah plehrat. Gjuha, goja, komunikimi, fjalori, gjykimi janë vënë totalisht nën sundimin e plehrave ku e ku më shumë se kazanët e plehrave, se brigjet e lumenjve, apo se gropat e landfilldeve...Këtë “reformë” në themelet e shoqërisë nuk e mohojmë dot! Sepse plehrat që vijnë nga jashtë janë më të mira e më të vlefshme se plehrat që prodhojmë vetë, brenda komunitetit…
Sot është e kollajtë për këdo të sjellë shembuj konkretë se si një plehrë, pa shumë mund, pa meritë, pa përvojë, bën shpejt e shpejt karrierë, duke u gdhirë i shquar, lavdiplotë, pronar, parashumë, pa derdhur pikë djerse!...Për të kuptuar këtë tjetërsim të kollajtë të njeriut në plehrë sociale ndihmojnë jo vetëm emërimet partiake nëpër zyrat e shtetit, diskutimet në seancat parlamentare, debatet e shumta televizive, por edhe kronikat kulturore, festivalet e miseve e të tallavave, spektaklet “nën kujdesin e…”, përherë të atij që është në pushtet, çmimet kombëtare, ku plehrat që vishen firmato apo gjysmë lakuriq quhen vlera kombëtare, vipa, deputetë, artistë të shquar…
E pra, a kemi të drejtë të qahemi ne nga plehrat e rrugës apo nga ato që do të na vijnë nga jashtë, kur nuk jemi të zotët të heqim e të pastrojmë plehrat që na drejtojnë, që na tërheqin nga hunda, që na qeverisin e që na thonë ç’është e bardhë duhet të quhet e zezë, dhe anasjelltas?
***
Lipset një sforcim i vockël moral (mjaft t’i thuash derrit dajë, ose plehrës vlerë, ose vlerës antivlerë...), për t’u transformuar nga një anonim çfarëdo katundi në një plehrë të nderuar e të mbivlerësuar në kryeqytet. Aq më mirë po të jesh i lidhur me fije nepotike, si dhe të japësh prova besnikërie e mercenarizmi sa më lart, që ta fitosh e ta meritosh zyrtarisht emërtesën e vyer, por të pashpallur, si një ‘Plehrë e denjë e Kombit’. Në fillim mund të të vijë pak zor ta bësh surratin blozë, emrin lëtyrë, dinjitetin baltë, por kur shikon se si, prej frikës do të fillojnë të të nderojnë e të të çmojnë, jo vetëm në parti, po edhe në shoqëri e në familje, atëherë do ta kuptosh se sa lart je ngjitur falë vlerësimit prej tjetërsimit në plehrë të vërtetë!
Duke e parë me këtë sy, e quaj të kotë kundërshtinë që bën Presidenti, shoqëria civile dhe opozita për ligjin e plehrave! Sepse plehrat e kazanëve, mbetjet radioaktive apo toksike nuk do të ishin të tilla e nuk do të kërkonin një ligj për evakuimin e tyre, nëse nuk do të ishin të mbrojtura e të përfaqësuar nga zyrtarët dhe deputetët plehra! Sepse a ka burrë, gjykatë, institucion të varur a të pavarur që mund të guxojë të kundërshtojë një aksh person, të cilin qytetarët e konsiderojnë se është një kryemafioz i shquar i plehrave në rajon? Kush nderohet më shumë sot, një Mjeshtër i madh apo një prefekt i emëruar nga kryeministri mbi/me parimet e vetëplehërizimit të emrit dhe mbiemrit të vet? Prandaj nuk besoj se gaboj po të them se sot çmohet ku e ku më shumë (sigurisht, jo vetëm materialisht!) një plehrë e nderueme e partisë, e qeverisë, e Kuvendit, e ekraneve, e gjykatave, e ministrive, e bashkive, dmth e kombit, etj. etj., se sa një ‘Nder i Kombit’…! Kushedi sa do të habiten nesër pasardhësit tanë kur të zbulojnë në analet e Kuvendit se sa debate, seanca, protesta, peticione e sherre të pafundme janë bërë për plehrat! Nuk është rastësi që me aq gëzim e lehtësi plehra po quhen partitë dhe kryetarët mes vedi, aleancat, votat, votuesit, Kuvendi, pa harruar Ministrinë e Mjedisit. Jo më kot i gjithë aparati shtetëror e propagandistik i partisë në pushtet është hedhur në mbrojtje të plehrave, më shumë se në mbrojtje të kufirit detar, të sovranitetit, të integrimit, të reformave, të 12 pikave të Brukselit, të harmonisë fetare, të krizës së Euros, etj. etj.! Edhe marrëdhëniet mes shteteve, si p.sh ajo me Italinë tani po ndërtohet mbi bazën e plehrave. Nëse importet e tyre do të quhen plehra apo mbetje, lëndë e parë apo mbetje radioaktive e toksike, kjo gjithsesi ka pak rëndësi, sepse rëndësi ka fakti nëse do t’i pranojmë me qejf e me gëzim plehrat në Shqipëri apo jo! Nuk ka tjetër alternativë: kush është kundër plehrave, është kundër demokracisë dhe integrimit në BE, - kjo tanimë është e qartë për këdo që ka veshë dhe sy! Kush nuk pranon plehrat, është kundër vetes! Ndaj edhe për punën e plehrave ne u ndamë më dysh, armiq të përbetuar në dy llogore, më armiq edhe se ballistët me partizanët qëmoti.
Ja përse në shoqërinë tonë janë shtuar e me siguri, me këtë ritëm të hatashëm, kanë për t’u shumuar edhe më tepër plehrat e kombit; më lehtë e më shpejt se amebat, jo vetëm nëpër rrugë, por edhe nëpër institucione, sigurisht jo vetëm falë dhjetëra universiteteve private, të hapërdara anekënd vendit, po kryesisht nëpërmjet artit të politikës dhe sistemit të ri të vlerave që po zbatohet në të gjitha sferat e shoqërisë! Shpejt do të vijë dita, me këtë ritëm të lartë të plehrëzimit total të shoqërisë, kur fëmijët tanë të këndojnë nëpër shkolla: O sa mir me ken nji plehrë në Plehëristan!
***
Në historinë tonë të vjetër e të re fjala plehrë ka pasur tjetër kuptim nga ç’ka sot. Gjuhëtarët e sotëm duhet ta pranojnë se pas njëzet vitesh demokraci fjala plehrë ka marrë kryekëput një kuptim krejt tjetër nga ai që ka pasur në shekuj, qoftë edhe në diktaturë. Nuk është rastësi që një poet i njohur, në fillimet e demokracisë, botoi një vjershë të spikatur për himnizimin e plehrave, ku kumtonte se në demokraci plehrat janë më të bukura e më të hijshme, pse jo edhe më të mira se në diktaturë…Por Fjalori i gjuhës shqipe, si për gegërishten, si për toskërishten, e shpjegon gabimisht këtë fjalë. Ja çfarë kuptimi të gabuar i jepet padrejtësisht fjalës ‘pleh’ që të bini dakord për sa thashë më lart:
PLEH-u; ra; rat:
1. Bajga e kakërdhi kafshësh shtëpiake a glasa shpendësh, të mbledhura në një vend me gjethe pemësh e barishte të kalbëzuara që hidhen në tokat e punuara për t’i ushqyer; lëndë kimike e tretshme…
2. Të fshirat, lëmishtet, bëzhdilet, mbeturina që hidhen jashtë; mbeturina…
3. Vend a mjedis i fëlliqur, ndyrësi…
4. Njeri i keq e i urryer për shoqërinë, fundërrinë e shoqërisë, ndyrësirë, diçka e keqe, pa vlerë, e padobishme…
5, I vrarë, i dërrmuar, shumë i lodhur…
6. Shumë pleh…Pleh i rëndë…, e bëri pleh... e ka zemrën pleh…Është bërë për t’u hedhur në pleh…
Asnjë nga kuptimet e mësipërme sot nuk vlen për të kuptuar në shqip plehrat. Të gjitha shpjegimet e fjalorit të Gjuhës Shqipe kanë rënë, natyrisht jo dhe aq, në sajë të nëndialektit jozefinisht. Megjithatë, le t’i marrim kuptimet një për një:
1. Nuk mund të mohohet se në katundet tona nuk ka më bajga, kakërdhi, apo glasa shpendësh…Jo vetëm se janë rralluar kafshët e shpendët prej prishjes së ekosistemit, erozionit demografik dhe fizik të tokës, por se edhe ato gjallesa kafshësh e shpendësh të egra që kanë mbetur, ose kanë shtegtuar jashtë, ose kanë zbritur nëpër qytete duke u emëruar nëpër zyra…
2. “Të fshirat, lëmishtet, bëzhdilet, mbeturinat”…Këto sot, sipas ligjit të Kuvendit, nuk do të hidhen më jashtë, nga oborri apo nga dritarja e shtëpisë, por do të na vijnë nga jashtë shtetit, si turistë e kjo është një risi e pamohueshme e demokracisë liberale…
3. Cili vend, lider, mjedis publik a shtetëror quhet me konsensus sot “i fëlliqur, ndyrësi”…? Asnjë, në mos….të gjithë së toku, duke nisur që nga organet e drejtësisë e të prokurorisë për të mos vazhduar më tej me emra të përveçëm…
4. Nëse vërtet e meriton vëmendjen pika 4, -”Njeri i keq dhe i urryer”…, - atëherë më e pakta që mund të meritojë një “pleh” është të jetë, si shpërblim, kryetar i një partie!
5.…”I vrarë, i dërrmuar, shumë i lodhur”…Nëse do të kish një njeri të lodhur, që prej njëzet vjetësh është jo vetëm në pushtet, po edhe nëpër ekrane e podiume, ky duhej të ish Sali Berisha. Po a nuk ka thënë vetë ai që do të jetë në pushtet edhe nja tridhjetë vjet të tjera? Pra, edhe kuptimi i pikës 5 bie!
6.…”E ka zemrën pleh... Është bërë për t’u hedhur në pleh”…A mund të përgjigjet kush sot se cili është bërë apo ende nuk është bërë për t’u hedhur në pleh, nga ata/ato që ne i quajmë vlera kombëtare apo baballarë të kombit?
Këto pyetje pa përgjigje mjaftojnë, besoj, për të përmbysur në themel jo vetëm fjalorin e kuptimin e fjalëve, po edhe historinë, edhe paragjykimin tonë të vjetruar për plehrat, hedhurinat, mbetjet, ndyrësirat e… kombit!