E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, skenarët për zgjedhjet politike, më 29 prill ose 6 maj 2012

ATHINE - Ende nuk është finalizuar data përfundimtare e zgjedhjeve politike në Greqi, por ka shumë gjasa që ato të zhvillohen në 29 prill ose më 6 maj. 

Këto data përkojnë me planet, që deri më 15 mars të përfundojë procesi i shkëmbimit të bonove (PSI) dhe deri në fund të këtij muaji, ai të ketë kaluar në Parlament për votim. Pas miratimit, parlamenti mund të pushojë së funksionuari dhe të shpallet data e zgjedhjeve të reja, në fund të prillit ose fillim të majit. 

Gazeta "Kathimerini" bën të ditur se kryeministri Papadhimos e ka informuar presidentin e KE, Barroso, për një marrëveshje midis tij dhe liderëve të partive që mbështesin qeverinë, që zgjedhjet të mbahen më 29 prill ose 6 maj. Udhëheqësit evropianë nuk kanë ngritur kundërshtime, megjithatë disa burime raportojnë se ka presion nga Evropa për shtyrjen e datës së zgjedhjeve pak muaj, në mënyrë që të përfundohen hapat, për të cilat është rënë dakort me Trojkën në kuadrin e Memorandumit të ri. 

Kryetari i Demokracisë së Re gjatë takimit që kishte me kancelaren gjermane, i tha asaj se “zgjedhjet në Greqi janë të nevojshme, me qëllim që të ulet tensioni që dominon”, duke shprehur shqetësimin se “në të kundërt, do të ketë një rritje të forcave politike ekstremiste, antievropiane”. 

Ndërkaq në rrethe të ndryshme komentohet se kryeministri grek ka lënë të hapur mundësinë, për të udhëhequr qeverinë e koalicionit, PASOK-Demokracia e re. Sipas gazetës "Ta Nea", këtë la të kuptohet Papadhimos, kur pas samitit të Brukselit, i pyetur për datën e zgjedhjeve, u përgjigj: "Kur qeveria përfundojë punën e saj do të vendosë të njoftojë datën e zgjedhjeve. Vendimet e tjera do të merren pas zgjedhjeve". Por bashkëpunëtorët e tij thonë se ky është keqinterpretim i deklaratave të kryeministrit. 

“Ka shumë diskutime joformale për bashkëpunimin postzgjedhor të dy partive të mëdha”, thotë zëvendëskryeministri Theodoros Pangalos në një intervistë për gazetën "To Vima". Pangalos vijon duke thënë se "bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes palëve është e nevojshëm, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve”. 

Gjithësesi, një obsion i tillë i ka trazuar mjaft kampet politike të PASOK dhe Demokracia e re edhe pse asnjëra prej tyre nuk mundet të krijojë një qeveri, e vetme pas zgjedhjeve. Sondazhi i fundit, i publikuar dje, sugjeron që Demokracia e re ka 28% mbështetje, ndërsa PASOK në rënie të vazhdueshme, vetëm 11%. Lidhje te tjera Greqi, 74% e qytetarëve e duan Papandreun në burg

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›