“Gërdeci”, gjykata pritet të shpallë vendimin për të pandehurit
TIRANË- Gjykata e Tiranës pritet të shpallë sot vendimin për të pandehurit e procesit‚ ‘Gërdeci’.
Organi i akuzës ka kërkuar burgim të përjetshëm për ish drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari, për pronarin e kompanisë Alba Demil Mihal Delijorgji si edhe për administratorin e kompanisë së demontimit në Gërdec, Dritan Minxhollin.
Ndërsa 8 vite burg janë kërkuar për ish-shefin e Shtabit të ushtrisë Luan Hoxha dhe 23 vite burg për Sokol Ngjecin. Ndërkaq, të pandehurit kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre, në pretendimet që kanë relatuar në gjykatë pas seancës së pretencës.
Vendimi vjen vetëm një 1 javë para 4 vjetorit të tragjedisë së 15 marsit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mbi 300 të tjerë u plagosën si dhe u dëmtuan shumë banesa e biznese.
(el.me/news24/BalkanWeb)