E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sondazhiPapandreu politikanimë popullor

ATHINE- Kryeministri grek, Jorgos Papandreu mbetet ende politikani më popullor në vend, tregojnë rezultatet e sondazhit të fundit të GPO-së, i porositur nga televizioni athinjot ''Mega Channel''.

Për 44 për qind të të anketuarve, Papandreu është politikani më adekuat për funksionin e kryeministrit, ndërsa 24,1 për qind janë prononcuar për liderin e ''Demokracisë së Re'', Adonis Samaras.

Ndërkohë, 30,4 për qind e të anketuarit nuk janë prononcuar për asnjërin prej tyre. Më shumë se gjysma e të anketuarve (59,4 për qind) deklaruan se lejonin ristrukturimin eventual të qeverisë së Papandreut, ndërsa 27,1 për qind ishin kundër.

Më i popullarizuari nga anëtarët e qeverisë greke është ministri i Mbrojtjes Civile, Mihalis Hrisohoidhis dhe më pas ai i Mbrojtjes, Evangjelos Venizelos.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›