E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakte të tjera për “Vokshin” PS: Qeveriarefuzon transparencën

TIRANE- Partia Socialiste i është rikthyer edhe njëherë cështjes “Vokshi” duke publikuar të tjera fakte të cilat implikojnë deputeten demokrate në afera korruptive dhe konflikt interesi.

Gjatë një komunikimi për mediat, nënkryetari i grupit kuvendor socialist Erion Brace tha se në periudhën kur kompania Stream Oil e Arian Tartarit nënshkroi marrëveshjen me Albpetrol për marrjen me koncension të katër nga gjashtë vendburimet e naftës, bashkëshortja e tij Albana Vokshi ishte anëtare e këshillit mbikqyrës të Albpetrol.

“Kur qeveria ka miratuar kontratat mes shoqërisë Albpetrol dhe Stream Oil, zonja Albana Vokshi ka qenë anëtare e këshillit mbikqyrës së kompanisë shtetërore Albpetrol, gjë që e vë në kushte të konfliktit të pastër të interesit kur me vendim pikërisht të këshillit mbikqyrës të Albpetrol kanë kaluar 4 nga 6 vendburime të naftës tek kompania Stream Oil e bashkëjetuesit, bashkëshortit apo babait të fëmijëve të saj.” theksoi deputeti Brace.

Nënkryetari i grupit kuvendor socialist publikoi vendimin e gjykatës së rrethit Tiranë për regjistrimin e kompanisë Stream Oil, ku rezulton se Arjan Tartari është ortak i vetëm i kësaj kompanie, ndryshe nga sa ka deklaruar deri më tani deputetja Albana Vokshi.

“Sipas të gjitha dokumentave zyrtare të depozituara në agjensitë shtetërore, Stream Oil rezulton një kompani 100% në pronësi të shtetasit Arjan Tartari.” u shpreh Brace.

Gjatë komunikimit për mediat, deputeti socialist tha se të gjitha faktet dhe dokumentet që disponon ja ka përcjellë Task Forcës së Prokurorisë së Tiranës e cila prej disa ditësh ka nisur hetimet mbi këtë cështje.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›